Një djalë rreth 20-vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit në Fier.
I riu ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka dalë prej aty.
Trupi ende nuk është gjetur. Policia dhe zjarrfikësja në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet të nisin kërkimet dhe me ndihmën e polumbarëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi H. S., 21 vjeç, banues në Roskovec.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.