Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të hënë rikthimin e lojërave të fatit vetëm online me 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim.

Miratimit në Komisionin i mjaftuan vetëm votat e mazhorancës, pasi opozita votoi kundër.

Bastet online do të luhen nëpërmjet smartphone, tabletëve, Ipad-ëve, laptop-ëve, por pa u kufizuar vetëm në to. Gjithashtu mundo të luhen në faqet zyrtare të internetit, aplikacionet e subjekteve të licencuara për ushtrimin e aktivitetit “baste sportive on-line.

Këto plataforma do të autorizohen nga Komisioni i Licencimit, që do të ngrihet në Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit, (AMFL)

Në të gjithë vendin nuk do të jepen më shumë se 10 licenca.