Pas përfundimit të Kongresit të PS, deputeti demokrat Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat u shpreh se nuk u dha asnjë alternativë për zgjidhjen e krizës.

Këlliçi e ka quajtur Kongresin e PS-së si një kongres anti-SPAK. Këlliçi tha se është kriminale sesi Edi Rama i bëri sot presion drejtësisë.

Belind Këlliçi: Në vend që të tregonte investimet, Rama kërcënoi me burg opozitën. Sot shqiptarët panë sesi imitimi i praktikave komuniste, sot kaloi në perfeksion. Sot Ramën do ta kishin zili dhe diktatorët më famëkeq të globit për shfaqjen e shëmtuar që ai na dhuroi. Është e pafalshme presioni që Rama ushtroi ndaj organeve të drejtësisë. Frika që ka kapur Ramën, e detyroi që t’i bënte shtanazh drejtësisë duke treguar se drejtësinë e trajton si organizatë të partisë së tij. Unë besoj që partnerë që kanë hartuar reformën në drejtësi, të kryqëzojnë këtë sjellje të diktatorit Rama.

Sot nuk u diskutua asnjë problem, asnjë alternativë dhe asnjë lehtësim për krizën ekonomike, u fol për urrejtjen ndaj opozitës për faktin që opozita e kapur është një ëndërr që nuk ekziston më. Sot përballë Ramës ndodhet një opozitë reale që do ia shkurtojë ditët Ramës një orë e më parë. Rama iu dha porosi delegatëve që termin Rilindje të mos e përmendin më. Rama i tregoi sot shqiptarëve se oferta e vetme që ka për vendin është hashashi. Asnjë fjalë për të rinjtë e këtij vendi, asnjë fjalë për varfërinë që ka pllakosur vendin. Nuk foli për ministrat e tij që janë pas hekurave. Iu hakërrye drejtësisë për shkak se ka dënuar zyrtarët për shkak se kanë shkelur ligjin dhe kërcënoi se drejtën. Rama ishte i tmerruar për shkak se laku po shtrëngohet.