Home AKTUALITET Kreu i PD Shkodër akuza Voltana Ademit: Ka bllokuar votimin në këto...

Kreu i PD Shkodër akuza Voltana Ademit: Ka bllokuar votimin në këto qendra, KQZ ti japë drejtim

69

Kreu i PD në Shkodër Xhevdet Amuli ka folur pasi ai ka votuar për zgjedhjet e kësaj të diele.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë pasivisht në zgjedhje ndërsa u ndal edhe tek zonat ku nuk ka nisur procesi i votimit, pasi komisionerët nuk kanë arritur për shkak të rrugës së bllokuar nga dëbora.

Ai akuzoi drejtpërdrejtë kryetaren e bashkisë shkodër Voltana Ademi për neglizhencë.

Xhevdet Amuli: Dua të falenderoj zgjedhesit e Shkodrës që marrin pjesë në këtë proces zgjedhor. U bëj thirrjer të votojnë nr.3.

Në cdo qendër votimi përsa i përket komisionerëve, vëzhguesve, vështirësitë kanë qenë të mëdha në qendrat nga Thethi e Pult. Neglizhenca nga qeveria edhe nga bashkia për hapjen e rrugëve. Kjo është arsyeja pse nuk po zhvillohet procesi. Ata janë në pritje. Nuk kanë arritur në qendrën.

Një neglizhencë nga pushteti lokal që nuk lidhën energjinë elektrike. Ky ka qenë problemi më i madh.about:blank

Nuk është tërhequr asnjë komisioner i PD, madje në ato zona kanë kërkuar të ecin me këmbë. KQZ duhet ti japë drejtim, e kanë ata në dorë..