Një incident i pazakontë u regjistrua në qytetin Lop Buri në Tajlandë, kur qindra majmunë u mblodhën në një rrugë kryesore për të ‘zgjidhur’ mosmarrëveshjet e tyre.

Majmunët e egër kishin formuar dy grupe rivale dhe kishin filluar të “luftonin” para syve të shoferëve të tronditur, duke kujtuar një skenë nga filmi fantastik “Planeti i majmunëve”.

Sipas banorëve të këtij qyteti, të cilët janë njohur me majmunët për të cilët ata organizojnë një festival vjetor të njohur gjithashtu si “Buffet Monkey”, arsyeja e mosmarrëveshjes ishte ushqimi.

Majmunët zakonisht ushqehen mirë nga vizitorët, por masat e pandemisë së koronavirusit kanë çuar në mungesë të ushqimit për kafshët në qytetin e Tajlandës qendrore.