Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilloi sot një takim me gratë e kësaj lëvizje në Tiranë.

Ajo tha para tyre se politka e LSI është fokusuar tek të rinjtë, të cilët çdo ditë e më tepër po largohen jashtë vendit.

Kryemadhi i bëri thirrje  kryeministrit Edi Rama që të ngrejë një padi me ermrin dhe firmën e tij ndaj çdo opozitari që akzuzon.

Kryemadhi: Dua të falenderoj grupin e grave që kanë themeluar lëvizjen, si dhe vajzat e reja që u rritën me LSI. Roli i grave në LSI ka qenë vendimarrës. I kanë dhënë forcën dhe entuziazmin LSI-së. Angazhimi i të rinjve të LSI ka qenë pjesa më e bukur. Pa angazhimin e nënave tona nuk do të ishim këtu, pa to sfidat tona do të ishin të pamundura. Është gruaja që i jep forcë burrit dhe shoqërisë. Janë gratë që po kalojnë situata të rënda. Rinia shqiptare po ikën.

Shqiptarët nuk ikin për turizëm. Kur isha në Gjermani pashë 4 avionë tw mbushur me  tw rinj shqiptarw. Truri dhe rinia shiptare po ikin. Politika ka shkaktuar këtë gjë, edhe opozita. Politika e LSI është fokusuar tek të rinjtë. Gratë e LSI kanë përballur një fushatë të egër, ku përballë kishin bandat. Kemi borde dhe institucione pafund, por zero ndihmë ndaj gruas. Tregu në Shqupëri kërkon një ndihmesë, krah pune, por të rinjtë kanë ikur jashtë. Duhet të punojmë fort me maturantët, të cilët presin të marrin një diplomë dhe të largohen nga Shqipëria.

Më vjen për të qeshur kur kryeminisri hakërrehej sot kundër bizneseve të vogla. Ai harron që biznesi më i madh sot që konusmojnë shqiptarët, është tregu i rrobave të përdoruara, më shumë se buka, këtë ai e quan luks. Un i bëj thirrje Ramës që të shkruajë një padi dhe të vendosë emrin dhe firmën për çdo akuzë që ka ndaj opozitës, Ka 20 vite që bën me baltë çdo kundërshtar të tij. Le të bëhet aq trim dhe le të vendosë firmën për cdo opozitar që ka një dosje.