Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, kjo si pasoj e zhvillimit të një qëndre të presionit të lart atmosferik në perëndim të Ballkanit. Pritet që në vendin tonë të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat më të dukshme do të jenë në orët e pasdites përgjatë zonës malore.

Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.