Kuba nisi vaksinimin e fëmijëve  kundër Covid-19, 2 vjeç e lartë.Qëllimi i fushatës është të vaksinojë të paktën 90% të popullsisë, raportojnë mediet shtetërore.

Kuba ka nisur të imunizojë fëmijët e grup-moshës 2-11 nga 6 shtatori, duke përdorur vaksinat e krijuar vetë, të cilat nuk janë të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Me një popullsi prej më shumë se 11 milionë banorë, Kuba synon të imunizojë të gjithë fëmijët para rihapjes së shkollave, shkruan VOA.

Viti i ri shkollor ka nisur, mirëpo fëmijët vazhdojnë të qëndrojnë nëpër shtëpi, duke ndjekur mësimet nga programet televizive dhe jo nga internet, pasi shumica e familjeve në këtë vend nuk kanë qasje në të.

Vende të tjera, përfshirë Kinën, Venezuelën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë thënë se do të vaksinojnë fëmijët poshtë moshës 12 vjeç, por Kuba është e para që bën një gjë të tillë.