Ditën e sotme djali i dy artistëve Vesa Luma dhe Big Basta, Lian, feston ditëlindjen. Ai bën 5 vjeç dhe sigurisht në këtë ditë speciale nuk mund të mungonin urimet e dedikimet në rrjetet sociale nga prindërit e tij. Vesa ka publikuar në Instastory një foto shumë emocionuese nga salla e lindjes, pikërisht në ditën kur ai ka ardhur në jetë. Ajo i ka bërë një dedikim shumë të ndjerë Lianit duke shkruar se si ai ka ndryshuar jetën e tyre.

“Kur jeta jonë ndryshoi përgjithmonë. Faleminderit Zot për këtë mrekulli. 5 vjet lumturi e bekim çdo sekond të jetës. Mi gëzofsh edhe 100 vite të lumtura jeta ime. Paç shëndet, fat, lumturi gjithë jetën.  Unë dhe babi do jemi gjithmonë me ty për të dhënë çdo gjë nga vetja që ti të jesh i lumtur. Gëzuar ditëlindjen, Lian.”- shkruan Vesa.