Në emisionin “Të Paekspozuarit” është diskutuar për influencerët dhe personazhet e Tik Tok, duke marrë shkasë nga disa ngjarje të rënda të ditëve të fundit.
I ftuar ka qenë edhe Kozak Braçi, një nga personazhet e famshëm të këtij rrjeti social, i cili iu përgjigj disa pyetjeve nga paneli. Kozaku i shpjegoi Neritan Sejaminit se si fitohen paratë në Tik Tok, ku njerëzit “gjuajnë” dhurata.
Neritan Sejamini: Po pse ju japin lek ju?
Kozak Braçi: Unë jam live, më “gjuajnë” dhurata.
Neritan Sejamini: Po ti çfarë je duke bërë ndërkohë? Për çfarë flet ti? Ka muzikë aty, art?
Kozak Braçi: Unë bëj emisione, gallata, gjëra, nuk shaj, nuk bëj sherre. Por kur janë 5-6 të tjerë, e marr edhe unë namin. Unë nuk jam budalla, jam në emision televiziv dhe flas.
Neritan Sejamini: Edhe unë dua të kem ndjekës dhe të më “gjuajnë” para. Unë flas këtu tre orë, dy herë në javë…
Kozak Braçi: Po njerëzit duan budallëqe, sherre, jo të flasësh ti për libra.
Neritan Sejamini: Budallëqe, çfarë domethënë?
Kozak Braçi: Po budallëqe, lojra, jo e mora, jo ma more. Ti del flet për libra, kush e ka mendjen për librat e tu? Nuk e kanë mendjen për libra njerëzit, kështu është populli.
Ylli Rakipi: Këtë gruan që bërtiste shumë, Tasha, e shikoje atë?
Kozak Braçi: Këta kujtojnë sikur janë vetëm, por kanë 3-4 mijë vetë duke parë, nuk e konceptojnë, që shohin fëmijët, nëna, shumë njerëz.
Neritan Sejamini: Nëse ti del dhe thua këto gjëra, të japin lekë, çfarë mendon për këta që të japin lekë?
Kozak Braçi: Po faleminderit o vlla! Të të jap unë ty lek, dhurata? Dhurata nuk të jep as vëllai…