Një grup prokurororësh nga Belgjika prej më shumë se 48 orësh ndodhen në Shqipëri ku kanë kryer takime me homologët e tyre shqiptarë. Ditën e djeshme grupi i prokuroroëve kanë bërë takime në SPAK, ku kanë qeëndruar për më shumë se dy orë.

Burime zyrtare nga struktura antikorrupsion se takimi është bërë me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore për një çështje në Belgjike. Zyrtarisht prokuroria e posaçme tregohet mjaft e rezervuar lidhur me takimin e prokurorëve belgë, duke u shprehur se SPAK nuk ka asnjë hetim.

Ndërkohë po sot grupi i prokurorëve ka bërë takim me drejtuesen e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, ku e pranishme ishte edhe prokuroria e Spak, Dolorez Musabelliu. Autoritetet nuk japin detaje për takimin por burime bëjmë me dije se hetimet e belgëve po bëhen për çështjen e toyota yaris.

Belgët kanë kërkuarmarrjen në pyetje të Lulzim Bashës, kreut të PD-së, i cili në fakt paralajmëroi kapjen e makinave me miliona euro në portin e Durrësit, dhe që ishin nisur pikërisht nga shteti belg. Sipas burimeve të Fax Neës grupi belg përbëhet nga 7 perssona, 4 prokurorë, 2 oficerë të policisë gjyqësore dhe një zyrtar i lartë policie.

Por përveç çeshtjes së toyota yaris, pala belge dhe ajo shqiptare janë duke shkëmbyer informacione edhe për ngjarje kriminle të ndodhura në Belgjikë apo persona që merren me trafikun e kokainës.