Siç është raportuar edhe në media të ndryshme, ngjarja e ndodhur në datën 29.05.2020 në Kamëz iranë, mbi kallëzimin e bërë nga shtetësja e mitur me iniciale S.TH, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, shtetasi me iniciale A.B roje shkolle, shtetasi me iniciale K.P, si dhe të miturit në konflikt me ligjin R.O dhe F.B. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur A.B, K.P, F.B dhe R.O , tëakuzuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 31 datë 13.01.2021 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehuritA.B, për kryerjen e veprës penale”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim

-Deklarimin fajtor të të pandehuri K.P, për kryerjen e veprës penale”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 7 (shtatë) vjet burgim..

-Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O, për kryerjen e veprës penale”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”,, , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B, për kryerjen e veprës penale”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”,, , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.B, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke i caktuar të pandehurit një masë dënimi më të butë.

– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasime iniciale F.B, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.

– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale K.P, ku avkati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penalduke u aplikuar nenin 59 K.P.

– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasi me iniciale R.O, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.

— Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga viktima e veprës penale me iniciale S.Th, ku avokatiaesaj kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke caktuar një masë dënimi më të lartë.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 521 datë 02.11.2021 vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.31, date 13.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përsa i përket të pandehurit A.D dhe të miturve në konflikt me ligjin F.B dhe R.O, duke e ndryshuar atë vetëm në lidhje me ekzekutimin e dënimit me burgim për të miturit në konflikt me ligjin F.B dhe R.O.

-Ne aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të tij, për të miturin në konflikt me ligjin F.B, për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale.

-Ne aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të tij, për të miturin në konflikt me ligjin R.O, për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryeje vëper tjetër penale.

Mospranimin e ankimeve të mbrojtësit dhe të të pandehurit K.P si dhe të viktimës S.Th