Ashtu siç pritej, shqiptarët sërish mbajnë rekord në Europë për aplikimet për Llotarinë Amerikane. Duke u bazuar tek të dhënat e publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, deri tani kanë aplikuar 240.888 shqiptarë.

Pritet që kjo shifër të vijë në rritje pasi afati i aplikimeve është deri në datën 9 nëntor.

Pavarësisht faktit që ky është një numër rekord aplikimesh, shifra vjen në zbritje krahasuar me numrin e aplikantëve në vitet e mëparshme. Në vitin 2020 ishin plot 345 mijë aplikime dhe në vitin 2019 ishin 330 mijë aplikime.