Rama: Uroj dhe lutem që Kosova të mos sanksionohet për qëndrimin e saj, jam sot këtu për të ndarë diçka që nuk e kam thënë më parë, që nyja e debatit do të ishte asosacioni i komunave serbe, dhe jam i bindur që asnjëra nga palët nuk e do këtë, duke mbajtur të hapur krizën me lloj lloj artificash.
Dje i kam përcjellë Scholz dhe Macron një draft të asosacionit, për të cilin kam vënë në dijeni BE dhe SHBA, është punuar nga ekspertë europianë dhe amerikanë, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kur palët, dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë.
Palët nuk po merren vesh as se kush duhet të shkruajë këtë tekst, ky është një dokument konfidencial, i cili nuk pretendon që të jetë zgjidhja ideale, por që ju siguroj që është themeli për krijimin e asosacionit.
Unë jam i shqetësuar për tkurrjen e Kosovës në sy të pranisë ndërkombëtare, që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme.