Në rrafshin politik kjo është një lloj sikur të ngrihen të vdekurit politik dhe të thonë se këta tjerët nuk janë gjallë. Ai është person i shkarkuar nga të gjitha detyrat veccse deputet. Data 8 faktoi se ai është ish-lideri i vetëm opozitar në Europë që mbrohet me vrasës, trafikantë, fondamentalistë, që flitet se kanë background të ndryshëm, nga pjesmarrës në formacionet e Bagdatit te aanëtarë të organizatave terroriste, trafikantë droge dhe pengmarrës. Flas nga të dhënat e mediave të padiskutueshme, në kuadër të fotografive të publikuara vetëm një natë para protestës paqësore, në atë strofull sikur të ishte strofull krimi, të armatosur. Në këtë kontekst kjo përbën dëshminë më të zezë. Ky grup mercenarësh nuk ndodhej në shpellat e Martaneshit, por në mes të Tiraëns, pra i licensuar nga Edi Rama për të rrethuar pengun tij. Ky grup ishte i armatosur me të gjitha mjetet që disponon policia. Nga pistoletat neuroparalizues, te gazi dhe tymerat helmuese me origjinë të paqartë. Këta pjesmarrësit e këtij grupi që kanë qenë në grupe terroriste dinë të bëjnë përzierje të ndryshme për t’ja hedhur protestuesve.