Dymbëdhjetë persona, mes tyre dy kryeinspektorë dhe inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), dhe dy policë janë shpallur fajtorë nga gjykata e Lushnjës me kërkesë të prokurorisë

Katër inspektorët e IMT-së në bashkinë Lushnjë përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënuan me nga 4 muaj burg secili duke u hequr edhe të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike deri në 3 vite pas vuajtjes së dënimit.

Ndërsa dy policët u dënuan përfundimisht me nga 16 muaj burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Gjithashtu u hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

Bëhet fjalë për shkelje që të akuzuarit i kanë kryer gjatë periudhës Prill, Gusht të vitit 2019, Janar 2021 dhe Mars 2022 ku në territorin nën administrimin e bashkisë së Lushnjës janë kryer 37 ndërtime të paligjshme për të cilat nuk është vepruar sipas ligjit nga ana e kryeinspektorit dhe inspektorëve të IMT-së së Lushnjës.

Nga këto ndërtime të paligjshme, 31 janë të periudhës Janar 2021 – Mars 2022 dhe 6 të periudhës Prill- Gusht 2019. Në 25 raste të ndërtimeve të paligjshme, rezulton se nuk janë mbajtur akte konstatimi për të dënuar apo shembur objektet e paligjshme të ndërtuara.

Në kuadër të hetimeve të kryera me metoda speciale u zbulua edhe një rast korrupsioni ku 2 punonjës të policisë, të identifikuar si B.H dhe H.T, kanë marrë para nga të pandehurit P.T dhe E.Sh për të mos raportuar ndërtimet e tyre pa leje.

Vendimi i plotë:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjergji Mëhilli (ish-kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes në Lushnjë), për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.
1.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Gj.M. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
1.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Gj.M. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kudret Sulo (inspektor i IMT-së në bashkinë Lushnjë) për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.
2.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri K.S. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
2.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit K.S. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ida Buzi (ish-kryeinspektor dhe inspektor i IMT-së Lushnjë) për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.
3.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri I.B. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
3.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit I.B. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhezmi Zulali (inspektor i IMT-së në bashkinë Lushnjë), për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.
4.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Xh.Z. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
4.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Xh.Z. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H (punonjës policie) për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 2 (dy) vite burgim.
5.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri B.H. dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjet) muaj burgim.
5.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit B.H. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit H.T (punonjës policie) për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 2 (dy) vite burgim.
6.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri H.T. dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjet) muaj burgim.
6.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit H.T. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Sh., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.
7.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri E.Sh. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit P.T., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.
8.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri P.T. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.N., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 4 (muaj) e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë burgim.
9.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri S.N. dënohet me 3 (tre) muaj burgim.
9.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin S.N. për një periudhë kohe prej 6 (gjashtë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 6 (muaj) burgim.
10.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri B.H. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
10.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin B.H. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 6 (muaj) muaj burgim.
11.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri A.L. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
11.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin A.L. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.M., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 3 (tre) muaj burgim.
12.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.M., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokë shtetërore, parashikuar nga neni 199/a prg. 3 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 1 (një) vit burgim.
12.2. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve, dënimin e të pandehurit M.M. me një dënim të vetëm, me 1 (një) vit burgim.
12.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri M.M. dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.
12.4. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin M.M. për një periudhë kohe prej 16 (gjashtë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

Top Channel