Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Kjo pasi të tre shtetasin bashkëpunonin me njëri-tjetrin për transportimin e emigrantëve indianë në mënyrë ilegale kundrejt një pagese.

Ata janë kapur në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, teksa nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen, policia i është vënë në ndjekje dhe i ka kapur, duke i gjetur në automjetet përkatëse 8 emigrantë nga India.

Njoftimi i Policisë:

DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Delta”. Goditet një tjetër rast i transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve.

Bashkautorë për transportimin kundrejt pagesave, të 8 emigrantëve nga India, arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe punohet për kapjen e një tjetri.

Sekuestrohen 3 automjete tipe “Benz” dhe “Audi”, të përdorura për këtë veprimtari të kundërligjshme, si dhe 2 celularë.

Si rezultat i ndjekjes së shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 3 shtetas do të kryenin në mënyrë të organizuar, transportimin e disa emigrantëve, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufijve, specialistët e strukturave për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacionale dhe të Policisë Rrugore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Delta”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit 22 vjeç dhe 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi 21 vjeç, të tre banues në Lushnjë.

3 automjeteve që drejtonin këta shtetas iu është bërë shenjë për të ndaluar, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”. Drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat është bërë e mundur kapja e dy 22-vjeçarëve. Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte shtetasi dhe në atë që drejtonte shtetasi u gjetën në total 8 emigrantë nga India, ndërsa nga hetimet dyshohet se shtetasi i arrestuar kontrollonte rrugën për të sinjalizuar prezencën e Policisë.

Punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al