Nga Leonard Olli

Situata absurde, si shumë të tjera, lidhur me Gjykatat e Apelit me goditje të Perënduar, mund dhe duhej të zgjidhej lehtësisht me referendum. Me një projekt të qartë alternativ shqipatarët le të vendosnin vetë me vullnet të lirë se çfarë ishte më e mirë për të, në duhej të paguante pafundësisht dhe të torturohej për një gjyq që mund të shtyhej pafundësisht apo do të votonte siç i thotë Partia. Besoj se askush nuk do të votonte që të dergjej rrugëve! Madje, me referendum edhe tani zgjidhet. Mjaftojnë 28 firma deputetësh për të. Madje bëj thirrje publike për deputetët e opozitës ta ndërmarrin këtë iniciativë. Por, këtu politika jonë ka patur frikë dhe vijon të të ketë frikë nga Referendumi më shumë se djalli nga temiani. Jemi i vetmi vend, që pretendohet demokratik, që përtej miratimit të Kushtetues, po edhe atë për hall të politikës, që nuk kemi zhvilluar kurrë më nje referendum…. As me iniciativë nga lart e as nga poshtë…. Jemi i vetmi vend që ndalojmë me ligj zhvillimin e një referendumi në një datë me datën e zgjedhjeve apo 6 muaj para zgjedhjeve…. Ndërkohë, kjo është procedura më rutinë në çdo vend demokratik. Pra jemi fanarë në çdo drejtim! Shqiptarët janë e vetmi popull që për politikën është i aftë të delegojë pushtetin, por totalisht i paaftë për të vendosur për të mirën e vet! Prandaj prej shumë vitesh deklaroj se Shqipëria nga demokraci e deleguar, kë përfundua në demokraci të uzurpuar dhe tradhëtuar!