Tregtarët e Belshit kanë dalë në protest ditën e sotme pasi kundërshtojnë zhvendosjen e tregut.

Ndërkohë në një prononcim për mediat, sekretari i përgjithshëm i bashkisë së Belshit, Mustafa Çarçiu u shpreh se tregu i ri zhvendoset nga qyteti i Belshi, rreth 3 kilometra më tutje, ku do të jenë të gjitha kushtet e duhura. 

‘Bashkia e Belshit ka marrë masa për largimin e tregut nga qyteti i Belshit. Kjo për shkak se siç e dini të gjithë, Belshi është një qytet turistik dhe vendi ku zhvillohej tregu është pengesë për zhvillimin e rrugëve dhe për turistët. Arsyeja tjetër ishte ndotja që krijohej në rrugë dhe në liqen. Aq më keq që qyteti i Belshit, të shtunën dhe të dielën vizitohet nga mbi 2000 turistë dhe bashkia Belsh e pa të arsyeshme me vendim këshilli lëvizjen e tregut nga qyteti i Belshit në tregun e ri që është bërë investim i posaçëm i qeverisë dhe është me kushte dhe standarte të mira.

Në dijeninë time, tregu është i mirë i rrethuar me kishte standarte, pretendimet e tregtarëve i kemi dëgjuar. Por këtu tregtarët janë mësuar të hapin hapësirat sa çi duan. Atje ka një normë që komisioni i ka vendosur. Diskutohet puna e distancës, nuk është shumë larg, 2 deri në 3 kilometra. Normale që kush do të shkojë në pazar do të iki në pazar, njëri do iki në këmbë, tjetri me makinë. Tani është bërë fakt, pazari ka lëvizur. Tregtarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë’, tha Çarçiu.

Nga ana tjetër ai hodhi poshtë pretendimet e tregtarëve se nuk ishin njoftuar për këtë zhvendosje. 

‘Vendimi i këshillit është marrë që në shtatorin e 2023 dhe lëvizja e pazarit 3-4 të shtuna më përpara, pavarësisht se gjysma venë atje dhe gjysme vijnë këtu. Janë në dijeni, janë njoftuar’, shton sekretari.

Së fundmi ai bën me dije se në planet e bashkisë së Belshit është edhe ndërtimi i një markate ushqimore me standarte në qytet. 

Në vendimin e bashkisë së Belshit të datës 29 shtator të vitit 2023, të siguruar prej Report Tv, parashikohet zhvendosja e tregut të gjësë së gjallë dhe fruta-perimeve në Gradishtë. Për këtë vendim është cakuar zbatimi nga Drejtoria Zhvillimit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Mjedisit. Vendimi është miratuar nga kyetari i këshillit Kujtim Dervishi.  

Lajmi ne perditesim…

Vendimi I bashkisë së Belshit