LG ka prezantuar një version të update-uar të maskës pastruese të ajrit high-tech të quajtur LG PuriCare Wearable Air Purifier. Nuk dihet akoma çmimi i kësaj maske apo tregu ku ajo do të shitet, pasi nevojitet një leje speciale nga rregullatorët lokalë. Për sa kohë që COVID-19 të jetë ende aktiv dhe ndotja e ajrit të jetë e lartë, pritet që të ketë shumë kërkesa për Air Purifier.

Për herë të parë kjo maskë u prezantua vitin e kaluar, me filtra ajri të zëvëndësueshëm dhe një ventilator për filtrimin e ajrit. LG thotë se versioni i ri ka një motor më të vogël dhe më të lehtë, bashkë me mikrofonë dhe një speaker për qartësimin e zërit të personit që ka veshur maskën.

Kjo teknologji quhet VoiceON, e cila e kupton automatikisht sa herë personi flet dhe bën amplifikimin e zërit përmes speaker-it të instaluar.

LG nuk është kompania e parë që përdor këtë lloj teknologjie për amplifikimin e zërit në maskat e fytyrës, pasi dhe maska e Razer: Project Hazel ofron një teknologji të tillë. Ndryshe nga LG, Razer përdor dhe drita LED.

LG PuriCare peshon 94 gram, ka një bateri me kapacitet 1,000mAh dhe karikohet plotësisht në 2 orë përmes USB. Kompania tregon se ajo është mjaft e rehatshme për t’u mbajtur për të paktën 8 orë.

geek