Home ELBASANI SOT VIDEO/RRUGA “TODI DHAMO” LIHET NË HARRESË

VIDEO/RRUGA “TODI DHAMO” LIHET NË HARRESË

30

Mungon investimi prej vitesh

Në disa lagje të qytetit të Elbasanit ka një mungesë të investimeve kryesisht sa i takon infrastrukturës rrugore.

Rruga “Todi Dhamo”në periferi të Elbasanit është një nga rrugët që nuk ka njohur më parë investime dhe situata këtu është shumë shqetësuese sipas banorëve që jetojnë përgjatë saj.

Ata thonë se gropat me ujë janë shqetësim sa herë që duhet të dalin nga shtëpitë ndaj kërkojnë që edhe këtu të investohet sa më parë.

Ky aks po ashtu ka probleme edhe me ndriçimin pasi mungon prej disa vitesh.