Luljeta Bozo, inxhinierja e ndërtimit në rrëfimin e saj, në videon e prezantimit si deputete, të publikuar nga kryeministri Edi Rama, ka treguar për punën e saj ndër vite, ku thekson se ka shkruar 35 libra por nuk i ka botuar. Ajo gjithashtu tregon se kujdeset për veten dhe çdo ditë bën 5 km ecje në ditë.Gjënë më të shtrenjtë kam kohën se po të iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimin në fakultetin e inxhinierisë, u diplomova dhe duke qenë se isha me rezultate të mira më mbajtën në universitet. Kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje. Librin e parë  e kam nxjerrë në 75 ‘. Deri më sot janë bërë gati 35 libra të botuar. Çohem shumë herët në 4 e gjysmë ose 5. Bëj një ecje ky 5 km është regjimi ditor i ushtarit”, tha ajo.

Lajmi i Fundit