Tetë persona, përfshirë gjashtë gra aziatike, janë vrarë në tre qendra masazhi të ndryshme në shtetin e Georgia së SHBA.

Policia tha se katër njerëz u vranë në një sallon masazhesh në Acworth, një periferi në veri të Atlantës dhe katër të tjerë në dy llixha të qytetit.

Koreja e Jugut më vonë konfirmoi  se katër nga viktimat ishin me origjinë koreane.

Lidhur me të shtënat, policia nuk ka akoma një motiv.

Sidoqoftë, krimet e urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve janë rritur kohët e fundit pasi fajësohen për përhapjen e Covid-19, raporton BBC.

Në një fjalim javën e kaluar, Presidenti Joe Biden dënoi “krimet e urrejtjes kundër Aziatiko-Amerikanëve të cilët janë sulmuar, ngacmuar, fajësuar dhe dëbuar”.

Hetuesit të cilët kishin studiuar pamjet e CCTV më pas gjetën  imazhet e një të dyshuari pranë një prej llixhave. 

Policia tha që Robert Aaron Long, nga Ëoodstock, Georgia, u arrestua në Crisp County, rreth 150 milje (240 km) në jug të Atlantës.

Kapiteni Baker tha se hetuesit ishin “shumë të sigurt” se i njëjti i dyshuar ishte personi i armatosur në të tre të shtënat.

Autoritetet thonë se nga hetimet është shumë herët për të ditur nëse viktimat ishin në shënjestër për shkak të racës ose etnisë së tyre.

Lajmi i Fundit