Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është larguar nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar, duke mos pritur fjalimin e Fatbardh Kadillit, kundërshtarit të tij në zgjedhjet brenda PD-së të mbajtura me datë 13 qershor të këtij viti.

Ditën e sotme, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh për të miratuar analizën e zgjedhjeve të 25 prillit, si edhe për të zgjedhur 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar nga 600 emra në listë.

Kryetari i PD-së është larguar nga mbledhja para se kjo e fundit të përfundonte.

Pak pasi u largua z.Basha e ka marrë fjalën Fatbardh Kadilli, i cili e sfidoi Bashën në zgjedhjet për kryetar, por nuk ja doli dot përballë tij.

Fax