Një ngjarje tepër e rëndë që ndodhi gjatë mbrëmjes së të mërkurës në një spital Covid tronditi mbarë rajonin, sidomos pasi u njoftuan 20 viktima, midis të cilëve ishin pacientë që po kuroheshin aty dhe staf mjekësor.

Në rastin fatkeq, figura të rëndësishmë të jetës politike në vendin tonë reaguan, dhe këtyre të fundit iu shtua edhe deklarata e shkurtër nga Kryeministri Rama, i cili përcolli një mesazh të shkurtër ngushellimi per ngjarjen.

“Lutje për Tetovën”, nënvizoi kreu i qeverisë një një postim në rrjetin social “Facebook”, të cilit i kishte bashkëngjitur edhe një foto të një qiriri të ndezur.