Një 57-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi i është gjetur armë zjarri në banesë.

Në prangat e policisë ka rënë edhe një 22-vjeçar në Divjakë për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kash, në banesën e shtetasit M. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 57 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.