PS dhe PD janë bashkuar për të gjetur presidentin e ri të Shqipërisë. Vetëm tre muaj deri në përfundim të mandatit të Ilir Metës, delegacioni i socialistëve do takohen sot në kryesinë e Kuvendit.

Delegacioni përbëhet nga Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri, do të takohen në  Kryesinë e Kuvendit me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn.

Ndërkohë, kuvendi do të nisë procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm, jo më vonë se 24 Maj.

Ende nuk bëhet me dije nëse do të ketë një marrëveshje mes Alibeajt dhe delegacionit socialist, si dhe nëse do të ketë kundërshtime nga Sali Berisha. Ky i fundit është shprehur se nuk do të pranojë asnjë emër nga propozimet e PS.