
Shqiperia fitoi 3-0 ndeshjen me Andorren ne Tirane, ku pas dy golave te pare, ishte Uzuni qe shenoi te tretin ne minutat shtese.
Shqipëria e ka çelur me një gol sfidën e sotme ndaj Andorrës që po luhet në stadiumin “Air Abania”. Goli u shënua në minutën e 9-të nga Rei Manaj.
Ndërsa në minutën e 19-të, po Manaj, shënoi edhe golin e dytë. Mes dy skuadrave janë luajtur shtatë përballje në histori, ndërsa numërohen pesë fitore për kuqezinjtë, një barazim dhe një humbje. Fitorja e parë ka qenë një ndeshje miqësore në vitin 2000, ndërsa më pas u mposhtëm në Andorrë me rezultatin 2-0
Sërish ishte një miqësore në 2010 që pa Shqipërinë fituese, ndërsa dy ndeshjet kualifikuese të Europianit 2020, ekipi ynë fitoi në transfertë 0-3, ndërsa ndeshja në shtëpi përfundoi në barazim 2-2. Dy duelet e fundit për kualifikueset e Botërorit 2022 panë Shqipërinë që të triumfonte, të dyja me rezultatin minimal
