Në Kusarin e largët kanë mbetur vetëm baxho

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, i shtrirë në mijra hektarë pasuri të paprekura natyrore po zbulohet rishtas në guidat turistike shqiptare. Përgjatë këtij parku ndodhen edhe shumë fshatra të cilët dita-ditës janë duke u braktisur për shkak të terrenit të vështirë. Një nga fshatrat ku aktualisht kanë mbetur vetëm baxho për përpunimin e bulmetit është fshati Kusar.

Ramazan Biçaku prej më shumë se 20 vitesh ka ndërtuar baxhon e tij në këtë fshat. Ai tregon se këtu ka lindur babai i tij nga i cili mësoi edhe profesionin.Ramazani tregon se produktet e tij janë të mira pasi ai nuk përdor asnjë koncentrat kimikat por vetëm produktin bio.

Shqetësues për të mbetet fakti se pavarësisht kërkesës së lartë për produketet e bulmetit ka rënë interesi për mbajtjen e bagëtivë ndaj ai e ka të veshtirë të siguroj lëndën e parë.

Parku Kombëtar Shebenikë-Jabllanicë vizitohët nga qindra turistë çdo vit nga edhe vizitorët në fshatin Kusar janë të shpeshtë.