Prokuroria e Durrësit ka kërkuar përshpejtim të hetimit të procedurave me lidhje me kontejnerët e dyshuar me mbetje të rrezikshme.
Ndërsa është bërë administrimi i të gjithë kontejnerëve, ditën e enjte në zonën ku janë magazinuar kontejnerët do të paraqiten ekspertë që do të marrin kamionë.
Gazetari Leonidha Musaj tha për ABC News se më pas kampionet do të dërgohen për analiza në tre laboratorë të ndryshëm jashtë vendit, rezultati i të cilave pritet të dalë në harkun e 21 ditëve. Ndërkohë kontejnerët monitorohen nga kamera sigurie dhe patrulla të policisë së Komisariatit të Durrësit.