Qindra qytetarë morën pjesë në aktivitetin argëtues

Festa e miqësisë e cila për një javë u mbajt në bashkinë e Elbasanit është mbyllur mbrëmjen e shkuar me një koncert të mrekullueshëm që argëtoi të gjithë të pranishmit. Si çdo ditë tjetër më parë edhe në këtë mbrëmje të ftuar për të performuar përpara publikut elbasanas ishin disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Redon Makashi dhe Aleksandër Gjoka.

Moderimi i koncertit iu besua moderatorit Ardit Murataj i cili me aftësitë e tij mbajti të karikuar për disa orë pjesëmarrësit e shumtë .Për këngëtarin Redon Makashi ishte kënaqësi të performonte në qytetin e Elbasanit.

Sipas tij fillimet e karrierës të tij startojnë në Elbasan pasi grupi i parë muzikor u krijua këtu. Qytetarët nga ana e tyre u shprehen shumë të kënaqur që Elbasanit nuk i mungoj një aktivitet i tillë dhe se me kënaqësi do të merrnin pjesë në çdo aktivitet të  tillë argëtues.

Festa e Miqësisë bëri bashkë me dhjetra qytetarë që për një javë  festuan së bashku në tingujt e muzikës duke gjallëruar atmosferën e qytetit.