Këtë vit më pak turistë

Llixha njihet si një nga zonat më te njohura në qarkun e Elbasanit kryesisht prej turizmit kurativ . Ky fshat vizitohet nga qindra turistë gjatë vitit kryesisht gjatë stinës të pranverës dhe vjeshtës.

Shumë  vizitorë vijnë dhe nga vendet fqinje si Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi . Kjo zonë vazhdon të mbetet një  nga zonat me të njohura në të gjithë vendin për turizmin kurativ dhe biznese private kanë investuar për ta bërë  sa më të tërheqëse por ato shprehen se infrastrukura është një  problem madhor që shpesh i  ka dëmtuar pasi shumë nga vizitorët zgjedhin të mos kthehen .

Edhe pse mungojnë investimet sa i takon rehabilitimit të qendrës  kjo zonë  vijon  të mbetet një  nga pikat kurative më  të njohura dhe më të frekuentuara në Elbasan.