BE pa Turqinë do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot, për keq. Turqia është valvul e patjetërsueshme sigurie për BE-në. Këtë e kam thënë në NATO, Bruksel, dhe e them dhe sot. Atyre që pyesin jeni me BE-në apo me Turqinë, i them shqiptarëve sa herë bëhen këto takime, ne jemi me Shqipërinë dhe pikërisht përse jemi me Shqipërinë jemi miq të ngushtë me Turqinë dhe aleat strategjik me BE-në dhe SHBA-të dhe nuk jemi këtu të bëjmë një zgjedhje ketej apo andej. Zgjedhja jonë është Shqipëria. Po e mbyll me një fjalë të Erdogan që ma përsërit shpehsh, në fund të ditës ccdo vendimmarrje jotja është për Shëipërinë dhe shqiptarët, jo për Turqine dhe të tjerët.