Një grua u nxor zvarrë prej sallës nga një konferencë për shtyp e kandidates për presidente Marine Le Pen, ku u shfaq duke mbajtur një foto në formë zemre të politikanes së bashku me Vladimir Putin.

Protestuesja u përpoq të ndërpriste aktivitetin që u mbajt në Paris duke bërtitur dhe valëvitur foton e lideres së ekstremit të djathtë me presidentin Vladimir Putin, e cila është realizuar në vitin 2017 në Moskë.

Gruaja u shtri menjëherë në tokë nga siguria e Le Pen të cilët e mbajtën për duarsh dhe këmbësh për ta nxjerrë nga salla.

Kjo ndodhi pasi  Le Pen u zotua sot të mbajë një referendum për rivendosjen e dënimit me vdekje në Francë dhe ndalimin e fermave me erë, duke shkaktuar kritika të ashpra nga presidenti, Emmanuel Macron.