Është pritur me muzikë tradicionale turke presidenti Erdogan në Laç, ku do të përurohen 525 apartamente, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Pasi të pranishmit e pritën përzemërsisht, Erdogan u ul pranë kryeministrit shqiptar, Edi Rama. E para që nisi fjalën në këtë ceremoni, ishte kryebashiakja e Kurbinit, Majlinda Cara. Kjo e fundit pohoi se është krenare për të gjithë punën që po bëhet në Laç dhe në të gjithë Kurbinin.

“Laçi po ngrihet më i bukur se sa ishte. Por pse jo, do të jetë edhe shembull për qytete të tjera për transformimin rrënjësor.”, tha Cara. Kujtojmë se qeveria turke dha një donacion për Shqipërinë, për të ndërtuar kompleksin e pallateve për banorët e prekur nga tërmeti.