Pamjet e siguruara nga Fax News, tregojnë momentin kur ish ministri i Brendshëm shoqërohet për në qelinë EVP 313, që konsiderohet si qeli paraburgimi. Që prej ditës së sotme, hyn në fuqi vendimi për burgosjen e Tahirit i cili do të vuajë dënimin prej 3 vitesh dhe 4 muajsh.
Sapo ka dalë nga ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit, Tahiri është futur në makinën e policisë nga ku më pas do të transferohet në qeli për të vuajtur dënimin.