Pamjet e një makine të re super efiçiente nga Mercedez-Benz, e cila ka një autonomi prej më tepër se 1,000 kilometrash sapo janë publikuar. Kjo makinë është në të njejtën linjë me planin që kompania ka për t’u shndërruar në një prodhues makinash tërësisht elektrike duke filluar nga viti 2030.

Për momentin kjo makinë është një koncept dhe nuk ka akoma plane zyrtare për nisjen e prodhimit në masë të saj. Mercedez-Benz tha se “Avancimet në teknologji të kryera në Vision EQXX do të aplikohen dhe adoptohen në arkitektura të reja elektrike”. Kompania ka në plan zhvillimin e 3 platformave të reja elektrike të cilat do të prezantohen në 2025 dhe do të fuqizojnë makinat elektrike në të ardhmen.

Prej disa vitesh Tesla ka drejtuar tregun për sa i përket autonomisë së ofruar dhe karikimit të shpejtë, por kompanitë e tjera kanë filluar të impenjohen maksimalisht në krijimin e makinave efiçiente që do të mundësojnë udhëtimin në distance të largëta.