Së fundmi, ish-konkurrenti ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory, ku padyshim nuk kanë munguar pyetjet rreth Ledjanës.

“Cili ka qenë momenti më i mirë me Ledjanën?”, e ka pyetur një ndër ndjekësit

Mevlani nuk ka ngurruar dhe ka treguar për të gjithë ndjekësit momentin që e bën akoma për të qeshur.

“Akoma qesh kur e kujtoj, ishte momenti kur ne ziheshim dhe sa shikonim njëri-tjetrin në sy qeshnim të dy prapë”, ka rrëfyer Mevlani.

Duket se Mevlit i mungon ish-konkurrentja, ndaj Arjan Konomi ka tentuar t’i ribashkojë. Teksa Mevlani ka treguar në Instagram se ka nisur palestrën, vëmendjen e ka marrë komenti i opinionistit, i cili shkruan:

“Bravo Mevlan qe nise palestren. Por nuk behet ashtu kot me kot. Duhet nje instruktor/e te te mesoje ushtrimet se po keput mish. Do te flas une me nje qe njoh?”, duke nënkuptuar Ledjanën.

“Mos na hap plagë të vjetra”- i është përgjigjur Mevlani.