Një automjet në ecje ka marrë flakë ditën e sotme në Thumanë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash pranë rreth rrotullimit të Thumanës, ndërsa nuk duhen ende shkaqet e rënies së zjarrit në mjet, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. 

Dy të rinjtë që ndodheshin në automjet kanë zbritur menjëherë dhe janë përpjekur që të fikin zjarrin, por nuk kanë mundur dot. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të djegies së makinës