Presidenti i Ukrainës, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazovic kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat.

Në një postim në Facebook, Zelensky thekson se tre vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin Ukrainën për të marrë statusin e vendit kandidat per ne BE.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit të vendit tonë kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazovic, faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive!”, shkruan Zelensky.