Tashmë është zyrtare! Pol Pogba është përjashtuar nga futbolli për 4 vite. Lajmin e dha gazetari i njohur Fabrizio Romano i cili me anë të një postimi tregoi vendimin për futbollistin francez.
Sipas Romanos, gjykata ka vendosur të përjashtojë Pogban për 4 vite, pasi lojtari ka përdorur doping.
Në testet e fundit që i janë bërë 30-vjeçarit me skuadrën e Juventusit, ai rezulton pozitiv me doping dhe për këtë i është ndaluar aktiviteti në çdo sport.