Teksa për 5 vite që Ilir Meta ka qenë president, pjesëmarrjet në ceremoni të ndryshme së bashku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi dhe njëkohësisht kryetare e LSI i ka shmangur.

Teksa është në fund të mandatit të tij si president dhe kur LSI ka lajmëruar mbledhjen e konventës në 25 korrik një ditë pasi Ilir Meta mbyll mandatin, rastësia i ka bërë bashkë në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve për Bajram.

Kryemadhi ka shkuar më vonë sesa se presidenti Meta për të uruar Fiter Bajramin në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve pasi më parë ishte në Komunitetin Mysliman dhe gjeti bashkëshortin e saj i cili ndryshe nga kryetarja e LSI ka dhënë dhe një prononcim për mediat.

Rastësia i bëri bashkë dhe në 25 prill të 2021, duke qenë se të dy votonin në të njëjtën qendër votimi. Kryemadhi arriti që të votojë e para pak minuta para bashkëshortit të saj por teksa dilte u has me të.