Dy mjekë dhe një infermier janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia pasi një natë më parë kanë mjekuar Nuredin Dumanin në Fier

Ata akuzohen për moskallëzim krimi pasi nuk kanë njoftuar policinë. Lajmi bëhet i ditur nga News 24.

Dumani u plagos pasditen e djeshme në zonën e Papërit në Elbasan pas përplasjes me armë zjarri me ish-mikun e tij, sot armik Talo Çelën.