Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Gramsh. Raportohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur varrezat e qytetit, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua.

Si pasojë ka mbetur i plagosur, drejtuesi i automjetit, 66-vjeçari Ramazan Ballolli. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.