Nën sloganin “Shqipëria në rrezik”, ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar  këtë të martë një takim me aktivistë të shoqërisë civile.

Berisha u ndal tek protesta e thirrur në 7 korrik, duke thënë se do të finalizohet me shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim.

Sipas tij kjo qeveri nuk i jep zgjidhje problemeve të qytetarëve shqiptarë, por po i ngushton atyre lakun në fyt.

Teksa komentoi çwshtjen e negociatave, Berisha deklaroi se nuk është faji i Bullgarise, por i kryeministrit Edi Rama, i cili e ka penguar Shqipërinë në rrugën e integrimit europian.

“Prania juaj dëshmon vendosmërinë e përbashkët për tu angazhuar në një lëvizje e cila inaugurohet me protestën e 7 korrikut dhe finalizohet me shpëtimin e Shqipërisë nga një regjim, nga një qeveri e cila në mënyrë absolute siç e shikoni në çdo vendim në çdo akt dëshmon një mosndjeshmëri të plotë ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë. Një qeveri e cila sikur nuk është një qeveri që përpiqet të zgjidhë dhe tu japë përgjigje problemeve, por një qeveri që me vendimet e saj ngushton cdo ditë e më shumë lakun në qafën e qytetarëve.

Një qeveri e cila në rrafshin atdhetar vendos për ti thënë Jo Ose Po ftesës për në Bruksel duke mos përfillur asnjë institucion shqiptar, por na informon se u lidha me Vucicin. Në fakt u lidh pasi mori vendimin ai. Një qeveri që shkon në Bruksel dhe flet 5 herë më shumë për Serbinë sesa për Shqipërinë, ndërsa për Kosove ndalohet të bëjë avokaten e saj. Shqipërinë e ka penguar Edi Rama dhe jo Bullgaria”, u shpreh Berisha.