Janë krijuar tensione në ambientet e Kuvendit këtë të enjte mes deputetëve të opozitës.

Deputeti Edmond Spaho dhe deputeti Gazmend Bardhi janë parë teksa flisnin dhe debatuan ashpër me njëri-tjetrin.

Në këtë video që publikon Panorama, shihet kur në karrigen që është i ulur Gazment Bardhi afrohet Jorida Tabaku, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.

Në këto momente mes Spahos dhe Bardhit shihet debati i ashpër, ku janë përdorur dhe fjalët “zhduku”, “s’të vjen turp”, “palaço”.

Për disa minuta u ndërpre dhe raportimi i drejtorit të Agjencisë të Sigurimit të Depozitave.

“Zotërinj deputetë ju lutem vijojmë me raportimin”, tha kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla më pas.

Shkaku i sherrit mes tyre është bërë deklarata e bërë një ditë më parë në emisionin Open të gazetares Eni Vasili nga Gazment Bardhi që tha se një nga deputetët e Rithemelimit “ka një vilë që kushton 760 mijë euro” dhe i ka akuzuar si peng të Edi Ramës.