Moti i keq me reshje të dendura shiu ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se reshjet e shiut me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh në rrugë të cilat janë pastruar menjëherëpa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë në zonat malorë janë hasur vështirësi për shkak të borës. Në segmentin Ura e Zapodit-Shishtavec, në Bogë-Theth dhe në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore të konsiderueshme.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e rrugës. ARRSH bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë./abcnews.al