Saman Abbas është emri që po qarkullon më shumë në mediat italiane, prej më shumë se një muaji. Për 18-vjeçaren që është zhdukur prej disa javësh, kanë rinisur hetimet. Mendohet se Saman është vrarë nga familja, për arsye se kundërshtoi martesën me mblesëri.

Mediat e huaja kanë lajmëruar për ekstradimin nga Franca të Ikram Ijaz, njëri prej kushërinjve të 18-vjeçares, i cili mendohet të ketë qenë pjesë gjatë ekzekutimit me gurë. Ndërkohë vijojnë kërkimet për xhaxhanë e saj dhe një tjetër të afërm.

Kërkimet për trupin e vajzës kanë nisur mëngjesin e së martës dhe hetimi i ngjarjes ka rinisur pas arrestimit të kushëririt të saj. Ikram Ijaz, së bashku me një kushëri tjetër dhe xhaxhain e tij, Danish Hasnain, u kapën nga kamerat e sigurisë pranë banesës së 18-vjeçares. Në imazhet e kapura nga kamera, ata shihen të pajisur me dy lopata dhe një kovë që përmbante një thes blu ndërsa po i drejtoheshin periferisë së fshatit.

Hetuesit dyshojnë se në ato momente ata janë kthyer për në shtëpi, pasi kanë fshehur trupin e pajetë të Samanit. Karabinierët po kryejnë disa kërkime në tokën bujqësore të Novellara rreth shtëpisë së familjes, ku mendohet se është fshehur trupi.

Saman Abbas, 18 vjeç, është shpallur e zhdukur prej një muaji, por dyshohet se është vrarë me gurë nga familja e saj, pasi ka kundërshtuar martesë me mblesëri.

Burime të tjera thonë se vajza është goditur me gurë dhe është varrosur e gjallë, derisa ka humbur jetën.