U desh të ndodhte aksidenti tragjik në rrethrrotullimin në hyrje të Tiranës, që policia të nisë kontrollet dhe të monitorojë rrjetet sociale për ata që pasionin e shpejtësisë e publikojnë në Tik-Tok, duke rrezikuar kështu edhe jetën e qytetarëve.

Në këtë video të publikuar të martën, i cilësuar si “mbreti” i TikTokut, Aleks Visha shfaqet duke lëvizur mbi 300 km/h, në tunelin e Kalimashit.

Për një moment, i riu ul shpejtësinë nga 300 në 200 km/h dhe parakalon një tjetër mjet që udhëtonte para tij, duke i rrezikuar jetë

Por edhe pse me zë e figurë, Policisë Rrugore iu deshën 4 ditë për ta identifikuar. Të premten njoftuan se Lamborghini drejtohej nga Aleks Visha. Ai u ndalua në rrugët e Tiranës për t’u shoqëruar më pas në komisariatin e rrugores.

Por si për ironi, i riu në këtë video të publikuar në Tik-Tok, filmonte live momentin e shoqërimit.

Ai u gjobit me 100 mijë lekë të reja. Me ironi, në fletën e gjobës Visha shkruan “nuk kam qenë unë drejtues mjeti në videon ku është publikuar”.

E megjithatë, vlera e gjobës është e pa përfillshme për Aleks Vishën, në krahasim me të ardhurat që ai siguron nga videot që poston në Tik-Tok.

E thënë ndryshe, me postimin që tallet gjatë shoqërimit, ai shlyen gjobën e sërish del me fitim.

Policia njoftoi se makina luksoze iu bllokua./abcnews.al