Një shqiptar ka sulmuar një italian pasi shkoi tek shtëpia e këtij të fundit për të folur për punë. Por situata u agravua dhe shqiptari mori në dorë një lopatë me të cilën goditi në fytyrë 44-vjeçarin italian. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe me 3 dhëmbë të thyera.

jashtë shtëpisë së italianit. Sipas asaj që kishin shkruar mediat, shqiptari kishte shkuar tek shtëpia e 44-vjeçarit për të përmbyllur një marrëveshje pune. Por gjithçka shkoi keq! Ata u zunë dhe pas sherrit shqiptari mori lopatën në dorë dhe rrahu 44-vjeçarin.

Ky i fundit nuk mundi të reagonte, por kanë qenë të bërtiturat e tij që bënë fqinjët të lajmëronin policinë. Pas kësaj, shqiptari u arrestua. Ndërkohë italiani ndodhet në spital ku përveç 3 dhëmbëve në tokë, do duhet të qëndrojë edhe për 25 ditë në spital.

Ishte pak pas orës 19:00 kur shqiptari u shfaq jashtë shtëpisë së 44-vjeçarit italian në via Ascoli Piceno. Takimi ishte planifikuar me qëllim marrëveshjen për një punë, por ka shpërthyer një sherr për shkaqe ende të paqarta.

Në atë moment, viktima – ka parë shqiptarin duke u ngjitur mbi portën e shtëpisë, i cili më pas e ka sulmuar duke e goditur me grushte. Menjëherë pas kësaj, ai kapi një lopatë dhe e goditi në fytyrë dhe në shpinë. Të bërtiturat e viktimës për ndihmë  bënë që agresori të largohej menjëherë. Fqinjët thirrën policinë dhe një patrullë gjurmoi dhe arrestoi sulmuesin. Viktima u dërgua në spital për trajtim dhe mjekët zbuluan se kishte humbur tre dhëmbë.